Emrat e njohur të kinematografis turke, Halit Ergenc dhe Meryem Uzerli, të njohur për rolet e tyre si Sulltan Sulejmani dhe Hurrem në serialin “Sulejmani i Madhërishëm”, prezantuan të martën filmin e tyre të ri “Imroz’da Bahar” (“Pranvera në Imroz”).

Filmi pati premierën botërore në Festivalin e Filmit El Gouna në Egjipt.

Sipas mediave turke, çifti i aktorëve mbërriti në tapetin e kuq të kapur për dore, dhe më pas pozuan së bashku për fotografët.

Reklamë

Ky është projekti i tyre i parë i përbashkët që nga seriali “Sulejmani i Madhërishëm”, i cili u transmetua nga viti 2011 deri në vitin 2014.

Traileri u publikua më 16 tetor. Pas festivalit, sipas njoftimeve, filmi duhet të dalë në kinematë e më shumë se 50 vendeve. Data e publikimit në Turqi nuk është njoftuar ende.