Për shkak të situatës së krijuar së fundmi në Shqipëri, këngëtarja Soni Malaj ka marrë një vendim të rëndësishëm, duke njoftuar se nuk do të jetë e pranishme në koncertin që ishte planifikuar të mbahej më 24 tetor në Bolonjë të Italisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi, ku ka shprehur keqardhjen për mungesën e saj në këtë koncert.

“Për shkak të ngjarjeve të fundit, me keqardhje ju njoftoj që nuk do të jem e pranishme në koncertin e datës 24 tetor në ‘Diamond’, Bolonja, Itali. Ju falënderoj për mirëkuptimin dhe shpresoj të shihemi shumë shpejt në rrethana të tjera”, ka shkruar Soni Malaj.

Reklamë

Ndryshe, në Shqipëri po mbahet protesta e studentëve, të cilët po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.