Pas suksesit me këngën ‘Hajmali’, Ermali dhe Gjiko kanë bashkuar forcat sërish.


Edhe kësaj radhe kanë realizuar një bashkëpunim, i cili po pritet me padurim nga fansat e tyre, shkruan Indeksonline.

Burime të Indeksonline kanë zbuluar se kënga do të publikohet të premten me datë 25 Qershor.

Reklamë

Duke u bashkuar dy talentet e muzikës, sigurisht që do të jetë hit dhe pritet të thej rekorde të dëgjueshmërisë.