Vanessa Hudgens dhe bashkëshorti i saj, Cole Tucker janë bërë prindër për herë të dytë.
Aktorja e ka ndarë lajmin përmes një postimi në Instagram nga shtrati i spitalit ku ka kapur dorën e të shoqit.
“Epo…ia dola. Bëra një fëmijë tjetër! Çfarë pune e vështirë është të lindësh një fëmijë. Një bravo e madhe për të gjitha nënat. Është vërtet e pabesueshme se ç’mund të bëjnë trupat tanë”, shkroi ajo.
Deri më tani nuk janë dhënë detaje për emrin apo gjininë e anëtarit më të ri të familjes.
Në qershor të vitit 2024 çifti u bënë prindër të një djali, emri i të cilit nuk është zbuluar.
Në një intervistë, Hudgens tha se mëmësia ka qenë “gjëja më rraskapitëse në gjithë planetin”, por ka mësuar “të shijojë momentin”.
Ajo tha se nuk e gjen ekuilibrin pasi është gjithnjë mes ekstremeve “duke bërë një gjë ose një tjetër”.
Aktorja u lidh me Tucker në vitin 2020. Dy vite më vonë, ata shpallën fejesën kurse në dhjetor 2023 u kurorëzuan në martesë në Meksikë.
