Influencerja Nara Smith ka bërë të ditur se vajza e saj, Whimsy Lou, po përballet me kancer, ndërsa është vetëm 2 vjeçe.
Smith tregoi se ajo dhe bashkëshorti i saj, Lucky Blue Smith, e dërguan me urgjencë vajzën në spital pasi vunë re disa shenja shqetësuese.
Smith tha se familja e mori diagnozën në fund të vitit të kaluar, pasi ajo dhe bashkëshorti i saj, Lucky Blue Smith, vunë re “diçka të dyshimtë” tek vajza e tyre, Whimsy, dhe e dërguan në urgjencë.
“Nuk e dinin saktësisht se çfarë ishte”, tha ajo në një video të publikuar të mërkurën në Instagram. “Kur e çuam te pediatri, e mbaj mend që ai u bë papritur shumë i qetë dhe serioz. Në atë moment më ra zemra. Nuk e di nëse ishte instinkti im apo intuita e një nëne, por gjëja e parë që mendova ishte: ‘Ajo ka kancer’.”
Sipas Smith, pediatri i këshilloi që ta dërgonin menjëherë Whimsy-n në spital, ku edhe iu vendos diagnoza. Autorja e librit të gatimit “Homemade”, e cila është bërë shpesh virale në rrjetet sociale për përgatitjen e vakteve dhe ushqimeve të ndërlikuara nga e para, tha se mjekët i informuan se kanceri ishte përhapur dhe se vajza duhej të niste menjëherë kimioterapinë.
Ajo nuk zbuloi se për çfarë lloji kanceri bëhet fjalë.
“Gjatë gjithë kësaj periudhe kam kaluar shumë kohë në forume, në rrjetet sociale, si dhe kam biseduar me prindër e familjarë të tjerë në spital. E gjithë kjo më ka dhënë shumë ngushëllim dhe më ka ndihmuar ta përballoj ndjenjën e vetmisë”, tha ajo.