Ish-banorit të Big Brother Vip Albania, Ronaldo Sharka i ka vdekur babai.
Sharka përmes një fotografie në rrjetin e tij social në Facebook njoftoi se sot ka vdekur babai i tij, i cili ishte diagnostikuar me kancer.
Postimi të tij ai ia bashkangjiti një fotografi të duarve të tij dhe të babasë së tij.
“Pusho i qetë në botën tjetër BAB..”, shkroi Shakra.
Kujtojmë se Ronaldo vemdosi ta ndante me publikun historinë e të atit gjatë qëndrimit të tij të Big Brother.
Ai u surprizua nga i ati brenda ambienteve të shtëpisë.
Por vetëm disa javë më vonë, ai ishte shtruar në reanimacion pasi gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar.
Mbrëmjen e sotme ai ka mbyllur sytë përgjithmonë.

