Besa Kokëdhima ka reaguar akuzave drejt saj.


Këngëtarja shqiptare, ka treguar se kënga ‘Ederlezi’ nuk është e këngëtarit serb.

Përmes storieve të publikuara në Instagram, ajo ka shkruar se kënga që ajo e ka interpretuar ka qenë këngë rome folklorike dhe autori ka qenë i këtij komunitetit.

Reklamë

Ndërkohë, Besa ka vazhduar se kënga është marrë edhe nga Bregoviç, megjithatë ajo prapë ngel këngë rome.

Kujtojmë se, shumë artisti tjerë nga estrada kanë reaguar për performancën e Goran Bregoviç, përkundër kësaj sipas Festivalit “Birra Korça”, ai do jetë i pranishëm.