Policia në Las Vegas bën me dije se ka arrestuar një person, i cili dyshohet se është i përfshirë në atentatin e 27 viteve më parë ku mbeti i vrarë reperi Tupac Shakur.
Sipas CNN, personi i arrestuar është Duane “Keffe D” Davis, teksa është ende e paqarta se cilat janë akuzat e ngritura ndaj tij, për një ndër ngjarjet më rënda në historinë e muzikës amerikane.
Arrestimi erdhi disa muaj pasi autoritetet kontrolluan një shtëpi në Nevada, në pronësi të gruas së Davis.
Autoritetet sekuestruan disa tableta, një iPhone, pesë kompjuterë, fotografi dhe një kopje të librit të kujtimeve.