Pavarësisht suksesit që pati, protagonistja e filmit Barbie, Margot Robbie, nuk dëshiron që filmi të ketë një vazhdim.
Në një prononcim për Associated Press aktorja shprehet se filmi i parë i tha të gjitha në mënyrë të përkryer dhe nuk ka nevojë për triologji.
“Mendoj se bëmë më të mirën në këtë film. Nuk e bëmë me qëllimin për të krijuar një trilogji apo diçka të tillë. Greta tregoi gjithçka në këtë film dhe nuk mund ta imagjinoj se çfarë do të ndodhë më pas“, u shpreh Margot Robbie.