Aktori i njohur, Russell Crowe, i njohur për rolin e tij ikonik tek “Gladiator”, në filmin e tij të fundit do të paraqitet në rolin e një shqiptari, shkruan Reporteri.net.

Filmi titullohet “The Get Out” dhe tashmë është publikuar traileri, ku Crowe dëgjohet duke thënë “Jam nga Shqipëria”.

Në këtë film, Crowe është protagonist kryesor. Ai luan rolin e një shqiptari që është pronar i një klubi të natës.

Reklamë

Ai është në prag të lërë pas të kaluarën e tij të rrezikshme dhe të dalë në pension së bashku me të dashurën e tij (Teresa Palmer). Kur disa grabitës të maskuar (Nina Dobrev, Aaron Paul) e plaçkitin dhe ai gjendet nën presionin e karteleve të pamëshirshme, një i sapoardhur misterioz (Luke Evans) shfaqet me interes për të blerë biznesin. Ndërsa rreziku afrohet nga të gjitha anët, ai duhet të manovrojë nëpër një rrjet vdekjeprurës mashtrimi, pushteti dhe mbijetese – ku arratisja mund të mos jetë më një mundësi./Reporteri.net