Prej rreth dy vitesh Nora Istrefi dhe Robert Berisha i kanë dhënë fund martesës së tyre dhe duhet theksuar ishte një ndër ndarjet më “shembullore” të showbiz-it.


Ndonëse ndanë rrugët, ata kanë ruajtur raporte tepër të mira pasi në mes është edhe vajza e tyre Renee.

Së fundmi ka qenë Roberti që ka surprizuar ndjekësit me një veprim tepër të ëmbël për Norën. Këngëtari ka treguar përkrahje ndaj ish-bashkëshortes.

Reklamë

Roberti ka publikuar një video nga makina e tij ku shihet teksa dëgjon këngën e Norës në bashkëpunim me Gjikon dhe Melindën.

Kujtojmë se të dy kanë deklaruar se janë “single”. Roberti është përfolur disa herë për lidhje rë reja, por ai i ka mohuar gjithnjë zërat. Ndërkohë, jeta personale e Norës mbetet hermetike ashtu siç ajo është përpjekur ajo ta mbajë gjithë këto vite.