×
  • Show Time
  • Raporto
  • Show Time

    “Jemi aktorë, e kemi bërë vetë”, Jozi flet pas videos së dhunës ndaj Edi Kuçit

    Reporteri
    04 Shtator 2026 | 18:54

    Jozefin Marku ka reaguar pas publikimit të vidoes ku ai dhe disa persona të tjerë shfaqen duke dhunuar , Edi Kuçin.

    Ngjarja, e cila dyshohet se ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ka bërë bujë në rrjet, ndërsa Marku mohon që pamjet të pasqyrojnë një ngjarje reale.

    Në një komunikim përmes mesazheve me redaksinë e Top Channel, Marku pretendon se gjithçka ka qenë e inskenuar dhe pjesë e një “skenë aktrimi”.

    “Asgjë s’ka ndodhur, jemi aktorë, e kemi bërë vetë”, është shprehur ai.

    Marku është pyetur edhe lidhur me lëshimin e një urdhër-arresti nga Prokuroria e Pejës. Edhe për këtë çështje, ai i ka mohuar pretendimet, duke e cilësuar urdhër-arrestin si të rremë.

    “Janë fake, nuk kam arsye të jem atje”, ka pretenduar Marku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!