Jennifer Aniston zbuloi se ajo së fundmi kaloi kohë të mirë me ish-kolegët e saj të “Friends” gjatë një darke fundjavën e kaluar.


“Sapo kemi darkuar këtë javë. Banda e tërë. Të gjithë ishin aty”, tha ajo të hënën në Howard Stern Show, transmeton Reporteri.net.

“David Schwimmer ishte në qytet dhe të gjithë ne ndodh që kemi kohë të lirë, kështu u bëmë bashkë. Ne qeshëm kaq shumë”, me këto fjalë ajo e shprehu entuziazmin e takimit.

Reklamë

Aniston, 50 vjeç, tha që ekipi u ribashkua në shtëpinë e Courteney Cox dhe nata ishte e mbushur me shaka. Ajo qeshi me pyetjen e Howard Stern për atë nëse dikush zhveshi.

“Ne shkuam te Courteney”, tha ajo. “Askush nuk u zhvesh, ishte mbrëmje shumë e civilizuar,vetëm qeshëm shumë.”

Ajo gjithashtu rrëzoi idenë e rikthimit të “Friends” 15 vjet pas finales. “Unë sinqerisht mendoj se do ta donim atë,” pranoi ajo. Prapëseprapë, ajo tha: “Unë me të vërtetë mendoj që nëse ka një rikthim të shfaqjes, nuk do të ishte as afër asaj që ishte, kështu që pse ta bëjmë këtë. Do ta shkatërronte! /Reporteri.net