Këngëtarja Jonida Maliqi është rishfaqur sërish në publik përkrah Alessios.

Alessio ish-pjesëmarrës në edicionin e pestë të “Big Brother VIP Albania”.

Raportimet për një raport të mundshëm mes tyre kishin filluar të qarkullonin në media që gjatë periudhës kur Maliqi ishte ende e izoluar në programin televiziv.

Reklamë

Këto informacione paraprake janë mbështetur tashmë nga një material vizual i publikuar së fundmi në internet.

Dyshja shfaqet duke ecur pranë njëri-tjetrit në një hapësirë publike, duke vërtetuar kështu zërat për lidhjen e tyre.