Balerini i njohur Ilir Shaqiri është bërë nostalgjik dhe ka ndarë me ndjekësit një foto të vjetër.

Teksa ka uruar vëllain e tij me rastin e ditëlindjes, fituesi i “Big Brother VIP” ka publikuar një foto që është shkrepur kur kanë qenë shumë të vegjël.

“Mos u habit, u rrite vllaçko”, ka shkruar balerini krahas fotos.

Reklamë

Kujtojmë që pasi doli nga shtëpia e famshme, ku qëndroi për katër muaj, Iliri ka vendosur që të jetojë në Shqipëri ku dhe është angazhuar me disa projekte.