Reperi Gramoz Aliu, i njohur me nofkën “Mozzik”, ka njoftuar se ka pranuar një telefonatë nga ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli, që po mbahet në paraburgim në Hagë.

Veseli ia ka uruar Mozzikut Vitin e Ri

“Edhe nga aj vend i bjen nërmend me na uru për festa e për një vit të mbarë.
Mirë ish shumë, të fala tha mi bën gjithëve! I thash edhe na jemi mirë të gjithë , veq nuk mujta pa i thënë qe kurrë më shumë se sot vendi ynë ka nevojë për ty e shokët tu”, ka shkruar Mozzik.

Reklamë

Veseli dhe Mozzik e kanë shprehur një miqësi mes tyre edhe gjatë kohës sa Veseli ishte aktiv në skenën politike.