Donjeta Kosumi, e njohur me nofkën “Kallashi”, pas një pauze shumë të gjatë, së shpejti po rikthehet me muzikë të re.
Kallashi e ka ndarë mendjen që të mos mungojë me projekte muzikore këtë vit. Ajo është në bisedime me disa producentë në disa studio muzikore në kërkim të muzikës së duhur. Kënga e saj e re pritet të publikohet gjatë këtij viti.
Kujtojmë se kënga më e fundit e publikuar nga ajo ishte në verën e vitit 2017 dhe mban titullin “Sheik”.
