Princesha e Wales, Kate Middleton, dhe Princesha Charlotte kanë performuar një duet në piano në kuadër të festës së Krishtlindjes.

Nënë e bijë performuan një pjesë muzikore nga kompozitori skocez Erland Cooper.

Ato e regjistruan paraprakisht veprën e tyre për ta transmetuar eventin në prag të Krishtlindjeve në ITV1.

Reklamë

Princesha e Uellsit përdori vetëm dorën e majtë, ndërsa Charlotte luajti me dorën e djathtë në Sallën e Brendshme të Kështjellës Windsor, duke plotësuar kështu njëra-tjetrën.

Gjatë performancës së princeshave, në video u shfaq Princi i Uellsit me fëmijët dhe mysafirët.

Teksa i bie pianos me të bijën, ajo jep dhe një mesazh të bukur:

Në thelb, Krishtlindjet flasin për dashurinë që merr formë në mënyrat më të thjeshta dhe më njerëzore. Jo në gjeste sentimentale ose madhështore, por në gjeste të vogla. Një moment për t’u dëgjuar, një fjalë ngushëllimi, një bisedë miqësore, një dorë mbështetëse, prania. Këto akte të thjeshta kujdesi mund të duken të vogla, por ato kontribuojnë në tapetin e bukur të jetës, të cilit i përkasim të gjithë.

Reklamë