Nata e parë e edicionit të sivjetmë të “Sunny Hill Festival” ka arritur kulmin me performancën e superyllit botëror, Katy Perry.

Artistja është ngjitur në skenën kryesore rreth orës 22:30, duke sjellë një spektakël të madh për mijëra të pranishëm në festival.

Hapësira para skenës është mbushur plot me fansa, të cilët kanë pritur me padurim daljen e Perry-t, një nga momentet më të shumëpritura të këtij edicioni.

Reklamë

Me hyrjen e saj spektakolare, Katy Perry ka elektrizuar atmosferën, ndërsa publiku ka kënduar së bashku me të hitet e saj më të njohura.

“Përshëndetje Prishtinë. A jeni shqiptarë, a do të festoni me mua?”, ka pyetur Perry në fillim të performancës së saj, duke marrë duartrokitje të mëdha nga publiku.