Përdorimi i një kënge në një video të ushtrisë amerikane në rrjetet sociale, ku shfaqen sulmet ndaj Iranit, ka irrituar autoren e saj, këngëtaren Katy Perry.
Videoja e publikuar nga Shtëpia e Bardhë në TikTok shfaqte goditjen e një anijeje luftarake iraniane nën tingujt e hitit “Firework”, shoqëruar me shënimin “Irani është paralajmëruar”, postim i cili arriti menjëherë mbi 6 milionë shikime.
Përmes një deklarate publike në rrjetin social X, artistja u shpreh e zemëruar për përdorimin e paautorizuar të muzikës së saj, duke theksuar se kjo këngë është krijuar si një himn shprese e force të brendshme për njerëzit në momentet e tyre më të errëta.
@whitehouse Iran has been warned. 🎆
Ajo e cilësoi këtë veprim si një shkelje të plotë të mesazhit të saj, pasi arti nuk duhet të kthehet në një armë për të festuar luftën, shkatërrimin apo dhunën ushtarake.
Përplasja me këngëtaren vjen në një moment mjaft delikat diplomatik, ndërsa administrata e Presidentit Trump përballet me kritika në rritje për mënyrën se si po e menaxhon fushatën ushtarake dhe komunikimin publik rreth luftës me Iranin.
I am deeply appalled and angry to see “Firework” used on the @WhiteHouse TikTok account as a backing track for video footage of military strikes. I did not approve this, I was not asked, and I absolutely do not condone it.
I wrote this song to be an anthem of hope, healing, and…
— KATY PERRY (@katyperry) July 25, 2026