×
  • Show Time
  • Show Time

    Kënga shqipe më e dëgjuar në YouTube, “Bonbon” e Era Istrefi arrin 900 milionë klikime

    Reporteri
    17 Shtator 2023 | 13:41

    “Bonbon” titullohet kënga që i dha jehonë ndërkombëtare këngëtares kosovare Era Istrefi. Shtatë vjet pas lansimit, kënga ka arritur në shifrën e 900 milionë klikimeve në YouTube.

    Këngëtarja ka ndarë lajmin me fansat e saj në rrjete sociale.

    “Bonbon” mbetet kënga shqipe më e dëgjuar në YouTube.

    Pas hitit, Era pati depërtuar në arenën ndërkombëtare duke arritur deri te performanca në Kupën e Botës të vitit 2018. Pas kësaj, Era u largua përkohësisht nga skena muzikore për t’u kthyer me disa këngë të reja së fundmi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!