Bashkëpunimi i Taynës dhe Dafina Zeqirit është pritur shumë mirë nga publiku dhe ka marrë gjithashtu përgëzime edhe nga këngëtarja me fame botërore Rita Ora.


“Bye Bye” është titulli i këngës së ndarë në dy versione.

Mesa duket i dyti rezulton i vjedhur nga Drake dhe reperja Melinda nuk ka nguruar ta publikojë këtë detaj, shkruan Reporteri.net.

Reklamë

Ajo ka ironizuar në Instagramin e saj pjesën ku këndon Dafina duke treguar se në fakt ky moment është i ngjashëm me një këngë të Drake.

Më poshtë janë pjesë nga të dyja këngët dhe ju mund ta gjykoni vetë nëse është vërtetë kështu… /Reporteri.net/.