Sunny Hill Festival ka zbuluar një tjetër emër të madh që do t’i bashkohet edicionit të sivjetmë të festivalit.
Këngëtari italian BLANCO do të ngjitet në skenën e festivalit, duke sjellë energjinë dhe hitet e tij.
”BLANCO i bashkohet listës së artistëve të Sunny Hill dhe e dimë që do të jetë një atmosferë e jashtëzakonshme!”, thuhet në postimin e Sunny Hill Festival
Sunny Hill Festival do të mbahet nga 31 korriku deri më 2 gusht 2026.