×
  • Show Time
  • Show Time

    Këngëtari kosovar falë namaz midis rrugës: Videon ma bëri menaxheri pa i thënë unë

    Reporteri
    30 Shtator 2023 | 20:38

    Këngëtari i njohur kosovar, Labinot Rexha ka publikuar një video në rrjete sociale ku shihet se është ndalur në mes të rrugës për të falur namazin.

    Rexha shkroi në TikTok se ishte rrugës dhe se e kreu obligimin e tij ndaj Zotit.

    Ai tha se këtë video ia kishte bërë menagjeri pa dijeninë e tij.

    “Mos me gjykoni, por veproni mir, afrohuni sa ma shum zotit, nijeti im, eshte i mir, isha rrugës dhe kreva obligimin tim ndaj Allahut qe kam! Me fal oh zot nese kam gabuar, apo kam ber doni gabim. Video eshte bër nga mengjeri im pa i than unë“, ka shkruar Rexha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!