Përkundër ndalimit për organizimin e dasmave dhe ahengjeve nga Qeveria e Kosovës si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit, kosovarët vazhdojnë t’i mbajnë ato.


Një aheng familjar ku po marrin pjesë dhjetëra persona është organizuar sot në ambientet e një shtëpie në Kosovë, duke shpërfillur kështu rekomandimet e institucioneve shëndetësore, shkruan Reporteri.net.

Këngëtari Gazmend Halitaj ishte pjesë e këtij ahengu, madje ai e transmetoi atë live në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

Reklamë

Më 1 korrik, në kuadër të masave të reja për parandalimin e COVID-19, Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për ndalimin e tubimeve me më shumë se 50 persona pjesëmarrës.

Video:

/Reporteri.net/