Historia e këngëtares së njohur, Ganimete Abazi, me vdekjen e dy prindërve të saj është tejet e dhimbshme.
Derisa foli për ta, ajo tregoi se si është dashur të këndojë, ta kryejë obligimin e saj në dasmë dhe me më pas të vazhdonte t’i vajtonte prindërit.
“Është ndjenja më e rëndë që mund të ekzistojë”, deklaroi këngëtarja.
Ajo e kishte vështirë për ta vazhduar rrëfimin, derisa kolegu i saj nga “Pro Band”, Moni, i doli në ndihmë.
“Unë Ganes du mi ndihmu se i kanë vdekur edhe nana dhe baba në pjesën kur kemi qenë në dasmë në Maqedoni, atë periudhë”, tha ai.