×
  • Show Time
  • Show Time

    Këngëtarja serbe merr këngën “Hajde luj qyqek”: Klipi me skena provokuese arrin mbi 1 milionë e gjysmë klikime për 3 ditë

    Reporteri
    25 Maj 2021 | 9:17

    Kënga shqiptare “Hajde luj qyqek”, që është bërë hit, ka tërhequr edhe vëmendjen e artistëve serbë. Madje, një këngëtare ka shkuar deri aty sa e ripërpunuar.


    Është fjala për këngëtaren Tea Tairovic, që ka marrë këngën e artistëve shqiptarë nga Kosova, Yllka Kuqi dhe Ylli Demaj, dhe e ka përshtatur në gjuhën serbe. Ajo ka realizuar edhe një videoklip për këngën e titulluar “Hajde”, që është publikuar në “Youtube” në 21 maj.

    Deri tani ajo ka marrë mbi 1.2 milionë klikime, ndërsa kënga shqiptare “Hajde luj qyqek”, e publikuar në vitin 2017, ka siguruar më shumë se 35 milionë klikime.

    Artistja thotë se ka marrë leje nga autorët e këngës.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!