Këngëtarja shqiptare përmes një postimi uron nënën e saj.
Ava Max këngëtarja me origjinë shqiptare që jeton dhe vepron në SHBA, ka uruar nënën e saj me rastin e Ditës Ndërkombëtare të nënës.
Në InstaStory ajo ka publikuar një fotografi me nënë e saj ku shkruan “Gëzuar dita e nënës, Të dua, Do të dëshiroja të kisha kaluar ditën me ju” përfundon këngëtarja.
Kohë më parë Ava Max përmes një interviste kishte treguar për vështirësitë që kishte hasur si emigrante në etapat e para të jetës në SHBA.