Autori i programit ‘It’s my love’, Kreshnik Husaj, i njohur për publikun si Kika, gjatë ditëve të kaluara ka postuar disa nga bisedat e tij me Valon Malokun njëherësh edhe moderator i emisionit “It’s my Love” dhe Lulzim Jasharin.


E kësaj radhe, shënjestër e Kikes duket të jetë Valinjo, i cili është një nga konkurentët e emisionit në First Channel, shkruan Reporteri.net

Përmes një story të postuar në rrjetin social Instagram, Kika ka thënë se ka shumëçka për të publikuar për Valinjon.

Reklamë

“At publikojm pak biseda me Valinjon . Kem shum cka .”, ka shkruar ai në Instagram.

Madje ai ka krijuar një ‘poll’ duke i pyetur fansat se a duan t’i publikojë bisedat ‘hot’ me Valinjon.

Se çka do të publikoj Kika kësaj here, mbetet të shihet. /Reporteri.net

Reklamë