Michelle Pfeifer, Brigitte Bardot, Audrey Hepburn: çdo epokë ka pasur aktoren e saj ikone, një grua që mishëronte jo vetëm bukurinë, por aftësinë e aktrimit dhe empatisë me publikun. Ka shume yje të tilla ndërkombëtare, por mes tyre, cila është më e bukura?
“The Ranker” kërkoi të shihte se cili ishte mendimi i njerëzve nëpër botë, e për këtë organizoi një votim në internet. Mbi 1.5 milionë vota u grumbulluan duke krijuar mundësinë e një renditjeje, kreun e se çiles, nuk e zë siç mund te mendonin disa, Marilyn Monroe!
Vendin e parë të klasifikimit e ka pushtuar pikërisht Grace Kelly, aktorja amerikane që do të mbahet mend për bukurinë, por edhe elegancën e rrallë të saj. Për të njëjtat arsye, vendin e dytë e mori Audrey Hepburn, të tretin Elisabeth Taylor ndërsa Marilyn Monroe vjen e katërta.
Listës nuk mund t’i mungonte Brigitte Bardot, më tej gjejmë bukurinë klasike të Hollywoodit që nuk njeh kohë, Natalie Wood, transmeton TCH.
Michelle Pfeiffer vazhdon të ketë mjaft admirues e këtë sondazhi e tregoi qartë, preferencat përfshijnë të paharrueshmen Raquel Welch, anglezen Elizabeth Hurley, Charlize Theron, ndërsa çuditërisht e vetmja italiane në radhët e 15 më të bukurave rezulton Sofia Loren, Monika Belluci nuk ka arritur të ngjitet më shumë sesa pozicioni i 26-të.