Shumë nga fytyrat e njohura për publikun shqiptar, kanë zgjedhur që jetën ta kalojnë me persona të cilët i përkasin një nacionaliteti tjetër.


Por kjo gjë shpesh nuk është mirëpritur nga publiku, duke bërë që ata të gjykojnë e të ofendojnë VIP-at për zgjedhjet e tyre, shkruan Reporteri.net.

Linda Halimi, Lorik Cana, Afërdita Dreshaj, Adelina Tahiri e Adriana Matoshi, janë vetëm disa nga emrat të cilët kanë për partner një të huaj.

Reklamë

Në videon e mëposhtme mund të ndiqni materialin e përgatitur nga emisioni ‘SHOW TIME’, ku paraqiten të gjithë të famshmit shqiptarë të cilët janë martuar me të huaj dhe paragjykimet për lidhjet e tyre.

Emisioni ‘SHOW TIME’ është prodhim i Gazetës Online “Reporteri.net’ dhe transmetohet çdo të shtunë në ora 19:30 në RTV Dukagjini.

/Reporteri.net