Ceremonia e Golden Globes, që u mbajt më 11 janar, solli jo vetëm çmime dhe vlerësime për arritjet kinematografike, por edhe momente humori që u bënë virale në rrjetet sociale. Një prej tyre ishte shakaja e prezantueses Nikki Glaser për aktorin Leonardo DiCaprio.
Glaser, e cila prezantoi ceremoninë për të dytin vit radhazi, ndaloi te nominimi i DiCaprio-s për rolin e tij në filmin “One Battle After Another”, duke e cilësuar karrierën e tij si të jashtëzakonshme dhe plot role ikonike.
Komediania pas vlerësimeve për sukseset dhe çmimet e fituara nga Dicaprio, iroizoi duke thënë se mbreslënëse është fakti se aktori i ka arritur të gjitha këto “para se e dashura e tij të mbushte 30 vjeç”, duke iu referuar historisë të marrëdhënieve të aktorit me gra më të reja në moshë.
“Çfarë i çmenduri, po shkëlqen nga ekrani”, tha Glaser. “Çfarë karriere ke pasur. Dua të them, role të panumërta ikonike, ke punuar me të gjithë regjisorët e mëdhenj. Ke fituar tre Golden Globes dhe një Oscar. Çfarë karriere ke pasur. Gjëja më mbresëlënëse është se ke qenë në gjendje t’i arrish të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç”, ironizoi komediania që bëri gjithë sallën të qeshte.
Edhe DiCaprio, buzëqeshi dhe humorin e komedianes e mori me sportivitet.
Partnerja aktuale e DiCaprios, modelja italiane Vittoria Ceretti, 27 vjeçe, nuk e shoqëroi atë në mbrëmje, ndonëse çifti ishte parë së bashku së fundmi gjatë pushimeve në Karaibe. /Reporteri.net/.