Për të postuar një fotografi në llogaritë e tyre në rrjetet sociale, fytyrat publike kujdesen që ta kurojnë atë deri në detajin e fundit.
Për t’u dukur sa më përfekt në pamje, VIP-at përdorin aplikacione të ndryshme për editimin e fotografive, shkruan Reporteri.net.
Por ata shpesh ia huqin keq me përdorimin e photoshopit, duke shtrembëruar ambientin rreth tyre.
Emisioni ‘SHOW TIME’ iu tregon VIP-at që dështuan në përdorimin e këtij aplikacioni.
Kush është kampione e photoshopit në estradë, mund ta kuptoni në videon e mëposhtme.
Emisioni ‘SHOW TIME’ është prodhim i Gazetës Online “Reporteri.net” dhe transmetohet çdo të shtunë në orën 19:30 në RTV Dukagjini.
/Reporteri.net