Ish-vokalisti i grupit TNT, Ferki Shala, i cili mohoi kategorikisht se do t’i rikthehet muzikës siç ka kënduar vite më pare, ka folur fjalë të mira për vokalistin aktual të TNT-s, Bekim Hallaqi, i njohur si Belle.
“Më pëlqen Belle, por ndoshta pak e kanë lodh, mundohu me këndu si Ferkia. Belle e ka një ngyrë perfekte, këndon shumë mir. S’ki çka mundohesh me këndu si Ferki Shala, por jepe shpirtin vet, këndo që mendon se mundesh me dhanë prej vetës dhe me dalë mirë incizimi”, ka thënë Shala në REPORTERI/INTERVISTA.
Shala ka thënë se ai do të vazhdojë të bëjë këngë ilahi, dhe të këndoj këngë të vjetra popullore e qytetare, por pa vegla muzikore.
/Reporteri.net/.