×
  • Show Time
  • Show Time

    Ky është reagimi i Gjestit pasi i thanë se po kopjon Luizin

    Reporteri
    11 Shkurt 2025 | 14:10

    Loredana dhe Gjesti kanë shkëmbyer replika të ashpra gjatë një diskutimi në dhomën e gjumit, ku tema kryesore u bë dasma e Loredanës me partnerin e saj, Jozin, dhe raporti që ata kanë. Gjatë bisedës, Gjesti e ka përmendur vazhdimisht dasmën, duke e çuar bisedën në një tjetër drejtim.

    Loredana, e irrituar, iu drejtua Gjestit duke i thënë: “Do që të jesh si Luizi?” – duke e krahasuar me fituesin e edicionit të dytë të Big Brother, Luiz Ejllin.

    Në përgjigje, Gjesti e mori këtë krahasim me humor, duke i thënë: “A me atë po më krahason a, me mbretin? O faleminderit shumë, unë kishe jam më i dobët. Shuj se mirë qenkam.” Ai më pas shtoi se kishte arsye të forta dhe të thella për të qenë i lidhur me Kosovën, duke përmendur babanë e tij që kishte luftuar me UÇK-në.

    Loredana, e cila e kishte krahasuar Gjestin me Luizin, e mbylli bisedën duke thënë se Gjesti është një “kopje e keqe” dhe se nuk mund të bëhej asnjëherë si ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!