Artisti i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, tashmë prej vitesh njihet edhe për anën e tij humane.
Ai së fundmi ka bërë një postim në Instagram, me anë të të cilit tregon se ka dhuruar 2000 euro për shërimin e Aleas, e cila vuan nga Teratoma sakrokociksiale (Teratoma Sacrococcygeal) – lloj i rrallë i tumorit.
Alea ka lindur me tumor, teksa është operuar dy herë në Kosovë e tetë herë kishte marrë kimioterapi, por që më pas u kërkua që të vazhdoj trajtimin në Turqi.
View this post on Instagram
“Edhe për Alean 2000 euro. I dashur qytetar, ashtu si dua të qeshi unë, ju fëmija juaj e tanët, duam që të buzëqeshin prindërit e kësaj engjëllushe. Prandaj ne sot ia ndajmë 2000 euro e vazhdoni të gjithë ta ndihmojmë”.
“Nese ka nevojë brenda orës ia mbledhim edhe vetë, por meqenëse familja ka marrë aksion ne i ndihmojmë shpresojmë se edhe ky është një sevap, e solidarizim që kemi bërë së bashku që 15 vite vazhdimisht”, ka shkruar ai.
View this post on Instagram
Reklamë
Përkundër kësaj, Labi pak muaj më parë bëri donacion 10 mijë euro grave të Krushës së Madhe, e po ashtu dhuroi 2000 euro për fondin e çlirimtarëve.