Deri tani kanë vdekur 10 persona në aksidentin tragjik në Kroaci.


Për këtë ka reaguar edhe Labinot Tahiri përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Instagram, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.

Këngëtari ka shkruar se mërgimtarët po dhurojnë edhe jetën për Kosovën.

Reklamë

Postimi i plotë:

Aq sa na bëjnë medaljet e arta krenarë nga vajzat e djemt tanë të kësaj toke, po aq ndjehemi krenarë që kemi vllezer e motra atje në mërgim dhe gjithçka që kanë na e sjellin në atdheun tonë, e kur behet fjalë jeta e tyre edhe atë e dhurojnë për këtê vend!!?

Pra, edhe kur në pyetje është rrugetimi i tyre i vështirë, ata e konsiderojnë të lehtë kur behet fjalë Kosova, Shqipëria e shtëpiat e tyre.

Shpresojë se boll mesuam se sa të shenjtë janë GURBETQARÊT????

Zot, ngushëllo familjet e të vdekurve, ngushêllo tërë popullin tonë për vdekjen e atyre shpirtave ku sot humbën jetën duke ardhur në Kosovë!

Reklamë

Sinqerisht dhe shpirtnisht, Labi Kosovë e Shqipërisë!