Gani Geci ka bërë një postim në rrjetin e tij social Facebook ku është parë së bashku me reperin e njohur kosovar, Feron


Fero si duket do ta përkrahë LDK-në për këto zgjedhje, derisa një koleg i tij sot, Mozzik bëri të ditur se do ta mbështesë PDK-në, shkruan Reporteri.net

Gani Geci është takuar sot me Feron dhe disa artistë tjerë nga Gjilani.

Reklamë

“Përshëndetje nga Gjilani bashkë me Feron ,edhe artistët e rinjë të gjithë me LDK,” ka shkruar Geci në Facebook.

Ndryshe, zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt. /Reporteri.net/