Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ledjana Prenga, ka zbuluar së fundmi planet për të ardhmen dhe një sekret nga pamja e saj.


Teksa ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit e shumtë, dikush i ka thënë që t’u tregojë një gjë që nuk e ka treguar asnjëherë për jetën e saj.

“Që në të ardhmen e afërt dua të jetoj në Amerikë”, u përgjigj Ledjana, duke treguar kështu se nuk e shikon të ardhmen e saj në Shqipëri.

Reklamë

Ndërsa një fans tjetër e ka pyetur se si ndihet tani dhe ish-konkurrentja është shprehur: “Si me sezon, duke mësuar gjithë ditën. Pak e mërzitur, pastaj mirë, pastaj prapë e mërzitur”.

Gjithashtu Ledjana ka zbuluar se ka shfryrë buzët, pasi një ndjekës e ka vënë re këtë detaj. Madje fansi i shkruan se ngjan më bukura tani.