Këngëtarja Bebe Rexha dy ditë më parë publikoi një fotografi e zhveshur krejtësisht, duke treguar se edhe përkundër moshës ndjehet në formë.
“Kështu po ndihem si 30 vjeçare’, shkroi ajo.
Fotoja që ndau me ndjekësit mori komente të shumta ku i uruan ditëlindjen, por mënyra se si ajo tregoi se ka mbushur 30 vite me foton lakuriq nuk është pritur edhe aq mirë.
Legjenda e repit shqiptar Jetmir Hoxha, i njohur si ‘Cyanide‘, me një postim në ‘Instagram‘ nuk i ka uruar ditëlindjen Bebes por e ka kritikuar në masë të madhe.
‘Cyanide’ i ka thënë se nuk dallon nga këngëtaret tjera si Cardy B, Nicki Minaj. Ai ka aluduar në atë se ajo është një ku*vë, pasi këngëtaret e lartcekura kanë punuar në stripitz e madje edhe kanë bërë seks me para. Sipas tij respekti fitohet me punë dhe jo me fjalë.
Bebe Rexha nuk ka reaguar lidhur me këtë postim.
Ndryshe, ajo nuk e ka fshirë imazhin ende vazhdon të figurojë në Instagramin e saj.
