Këngëtari i njohur shkodran, Luiz Ejlli, këtë kohë ka qenë në turne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai ka performuar në disa vendet hitet e tij më të njohura përfshirë,”Përjetësisht”, “Me ty”, “2 Shotsa” etj.
Në një koncert të fundit ai ka telefonuar live partneren e tij, moderatoren Kiara Tito.
I njëjti ua ka drejtuar fansave kamerën, të cilët kanë marrë një përshëndetje nga prezantuesja.
aa?? #ejllat #kiaratitoal #luizejlli pic.twitter.com/H9xS04qbS6
— xikkk✨ IG @/herefor.kiara (@shnoshrehaaat) June 18, 2023
Artisti ndërkaq ia kënduar live këngën “Me ty”, të cilën ia dedikoi gjatë kohës sa ishin në Big Brother VIP Albania.
E krejt në fund nuk kanë munguar as batutat nga ana e Ejllit, ku Kiara i tha “Të dua”, e Luizi i është kthyer me frazën e famshme “Lëre të rrjedhi”.
Ata kanë nisur lidhjen në BBVA 2, gjersa në finale kurorëzuan dashurinë edhe me martesë.