×
  • Show Time
  • Show Time

    Loredana ia bën ‘bajat’ komentuesit i cili e pyeti se a e bleu xhaketën me paratë e zviceranes

    Reporteri
    12 Maj 2019 | 15:59

    Pas akuzave për mashtrim dhe marrje të parave përmes kërcënimeve nga një çift zviceran ndaj reperes kosovare Loredana Zefi, kjo e fundit duket se i është kthyer normalitetit të saj.


    Reperja ka filluar xhirimet e një klipi të ri, e këtë e ka bërë të ditur vetë përmes disa fotografive që i ka postuar në rrjetin social Instagram.

    Por, ndjekësit e Loredanës në Instagram po i komentojnë ende asaj rreth akuzave për mashtrim.

    “A e ke blerë xhaketën me paratë e Petras?”, i ka komentuar një vajzë, ndërkaq Loredana e ka shpërndarë këtë në InstaStory, duke i thënë “E kam blerë nga klikimet e tua në Spotify”.

    “Jam këtu ku jam falë jush. A është Luis Vuiton, Gucci, vetura, apo ora, ju ma keni mundësuar këtë”, ka shkruar Loredana në përshkrimin e fotografisë së postuar bashkë me komentet.

    Loredana, emri i vërtetë i të cilës është Loridana Zefi, dyshohet se ka zhvatur një çift nga Valais duke ua marrë 700.000 franga. Për të aplikohet prezumimi i pafajsisë. Megjithatë, në rast se ajo dënohet, mund të burgoset deri në pesë vjet. Madje, ajo mund të marrë edhe dënim me dëbim, ngase Loredana nuk ka pasaportë zvicerane.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!