Gjon Karrica i njohur ndryshe si Lugati e ka “nominuar” mbrëmë Era Istrefin, si shaka në dhomën e rrëfimeve.

Kjo shkaktoi shumë të qeshura në studio, dhe nuk kaloi pa një koment nga këngëtarja.

Artistja e cila bëri famë edhe jashtë trojeve shqiptare, e ka ripostuar sot Lugatin në Instagramin e saj duke shkruar: “Boom bebe boom, go Lugati”.

Reklamë

Me këtë, Era tregoi se e mbështet artistin i cili gjendet brenda shtëpisë së BBVK që nga fillimi.