Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother Vip Albania, Luiz Ejlli u kthye në një fenomen për publikun shqiptar.

Gjatë rrugëtimit të tij në BBVA ai fitoi një numër të madh fansash, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

E në mesin e fansave të tij është edhe zonja Kristina, të cilës iu bënë virale videot në të cilat shfaqte admirimin për këngëtarin shkodran.

Reklamë

Pas daljes nga BBVA, Luizi ka takuar shumë fansa e për zonjën Kristina ka përgatitur një befasi.

“Dashuria që marr nga ju është më e madhe seç mund ta kisha menduar. Kisha edhe unë po aq emocione sa Zonja Kristina (të cilën sot e njihni të gjithë), prandaj këto emocione të bukura nga kjo telefonatë surprizë, doja t’i ndaja me të gjithë ju. Faleminderit nga zemra”, ka shkruar Luizi si mbishkrim në videon e shpërndarë në Instagram./Reporteri.net.

Postimi i plotë:

 

View this post on Instagram

 

Reklamë

A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)