Fituesi i Big Brother në Kanada, Kevin Jacobs, së fundmi përmes disa postimeve në Twitter ka komentuar edhe lojën e Luiz Ejllit në Big Brother VIP Albania, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Krejt kjo nisur mbrëmë kur erdhi zarfi i zi për Luizin, Kristin dhe Armaldon që kishin thyer rregullat duke u futur në banjo së bashku, e që më pas të tre dolën në nominim.

Pas nominimit, Luizi tha se këtë lojë e ka bërë dhe një lojtar në Big Brother Kanada, të cilin Luizi e ka përmendur më shpesh.

Reklamë

Ndërkaq pas zhvillimeve të djeshme, ka reaguar pikërisht fituesi i Big Brother në Kanda, Kevin Jacobs, me disa ‘tweet’ dhe foto e video për Luzin.

Në postime ai gjithashtu ka kërkuar klipe të Luizit në Big Brother, derisa ka thënë se i kanë treguar që Ejlli e ka studiuar lojën e tij.

“Luiz Ejlli po dominon Big Brother Vip Albania dhe po më dërgon dashuri në rrugën time nga Shqipëria”, ka shkruar Jacobs.

Reklamë