Vëllai i madh i ka vendosur sot banorët e “Big Brother VIP” në një provë, teksa vajzave u është kërkuar që të injorojnë djemtë e shtëpisë.

Megjithatë kjo ka sjellë një situatë të vështirë mes Kiarës dhe Luizit. Duket se këngëtari nuk e ka duruar dot injorimi ne moderatores, dhe i ka bërë presion që ajo ta prishë lojën.

Ai e ka kapur teksa ajo po qëndronte mes dy lavamanëve dhe nuk e ka lënë të dalë që aty.

Reklamë

Kiara i ka thënë shpesh herë se po i merrej fryma dhe nuk ndihej mirë, por Luizi këmbëngulte se nuk kishte për ta lënë të dilte deri sa ajo ti fliste.