Këngëtari Luiz Ejlli, që po e përjeton famën dhe përkrahjen pas daljes nga Big Brother Albania VIP, ku u shpall fitues, ka takuar këngëtaren Remzie Osmani.
Luizi që ia kishte kënduar këngët Remzie Osmanit gjatë qëndrimit brenda shtëpisë, duket i lumtur që po e takonte.
Ai e pyet këngëtaren nëse e ka dëgjuar duke i kërkuar këngët e saj sa ishte brenda BBVA. Po ashtu, i thotë duke qeshur se mori forcë pasi i lëshuan këngët e saj.
Luizi bashkë me gruan e tij, Kiara Titon, fotografohen me Remzie Osmanin.
Të dy këngëtarët performuan mbrëmë në një klub në Tiranë.