Pas publikimit të fotografive të ish-konkurrentit Beart Rexhepi me Tea Trifonin, ku kjo e fundit u largua e “përputhur” me Andin javën e kaluar.
Kanë filluar menjëherë edhe reagimet e konkurrentëve të tjerë të emisionit, njëri ndër ta është edhe ish-konkurrenti i “Për’puthen” të sezonit të parë, Lulzim Jashari, i cili mbrëmë në rrjetin social “Instagram”.
“Unë do ta nxjerri një foto këto ditë dhe do të shihni të vërteten”, ka thënë në live Lulzimi.
Kujtojmë që edhe Lulzimi ka qenë pjesë e këtij emisioni televiziv dhe rregullat kanë qenë të njëjta edhe për të, i cili në fund nuk u largua si çift me Antonetën.
Gjatë ditës së djeshme ai ka qenë i shoqëruar me ish-konkurrentin, Arjon Luli, i cili kishte publikuar fotografin me Anën në shtrat, gjatë kohës që ajo ishte në gjumë.