Maestro dhe Luizi janë miq prej vitesh.

Brenda “Big Brother Vip Albania”, ata kanë pasur përplasje e mendohet se dyshja kanë prishur raportet.

Sot në “Ftesë në 5” ishte i ftuar Armaldo Kllogjeri, i njohur për të gjithë si “Maestro” i “BBV”.

Reklamë

Ai tregoi se ka shumë njerëz që interesohen të dinë më shumë për lojën brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”, por edhe marrëdhëniet me disa banorë që kanë dalë nga shtëpia e BBV.

“Jam i bindur që ai ka një zemër të madhe, por për qëllimin e tij ai ka bërë lojën sikurse e ka menduar, edhe duke sharë e ofenduar, edhe duke bërë humor e batuta apo duke u martuar. Luizi është pretendenti kryesor për ta fituar atë Big Brother.”, tha Armaldo.

Unë e kam thënë dhe brenda, ia kam thënë dhe Luizit në sy, që unë e kam mbështetur pa interes në momentet më të vështira dhe s’ ka asgjë nëse e mbështes edhe jashtë”, shtoi ai.