Nora Istrefi tani po shijon suksesin e këngës së saj më të re “Ay Caramba” në bashkëpunim me Gjikon dhe Melinda Ademin.
Këngëtarja e shumë hiteve tani ka filluar edhe me koncerte të shumta nëpër Kosovë, pas një viti pauzë përshkak të pandemisë Covid-19, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”
Por, krahas koncerte, këngëtarja po gjen kohë të realizojë edhe set fotosh.
Istrefi së fundmi ka publikuar dy fotografi, teksa shfaqet e rregulluar deri në detaj, ndërsa nuk ka munguar ekspozimi i trupit me veshjen e veçantë që ka zgjedhur.

